Celebrities Gossip Showbiz

“Secili ka ëndrrat dhe punët e veta”, Eros Grezda rrëfen për herë të parë ndarjen nga Oriola Marashi!

Është përfolur shumë në media së fundmi rreth ndarjes së çiftit Oriola-Eros. Dedikimet në Story, mosndjekja e njëri-tjetrit në rrjete sociale ishin ‘shkëndijat’ e para që i bënë të gjithë të besojnë se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Megjithatë asnjë nga të dy nuk kishte bërë asnjë reagim rreth këtyre thashethemeve, derisa Erosi vendosi t’ju japë fund një herë e mirë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi futbollisti ka treguar se rrugët e tij me Oriolën janë ndarë, megjithatë vazhdon të ketë shumë respekt për të.

Është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.

I pyetur rreth shkakut të ndarjes mes tij dhe modeles, ai tregoi shumë shkurt se kanë rrugë dhe synime të ndryshme në jetë.

Secili ka ëndrrat dhe punët e veta. Kaq dhe nuk dua të them më asgjë.

Ish- çifti nuk ngurron kurrë ta shfaqnin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjete sociale derisa gjërat mes tyre morën fund papritur.