Sean “Diddy” Combs po nxjerr në shitje rezidencën e tij në Beverly Hills për 61 milionë dollarë. Më parë kishte zëra se manjati i hip-hop-it do të shiste rezidencës së tij luksoze.Burime pranë reperit thanë se shitja nuk është befasi, pavarësisht skandaleve të fundit të tij. Gjithashtu, burimet këmbëngulin se Combs kishte planifikuar tashmë të shiste shtëpinë e cila u bastis nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare si pjesë e një hetimi të trafikimit seksual në mars edhe pse Combs ende nuk është akuzuar për asgjë.
Prona thuhet se ndodhet në të ashtuquajturin Triangle Platinum të Los Anxhelosit, i cili përfshin lagjet e pasura të Holmby Hills, Beverly Hills dhe Bel-Air. Sipas Page Six, reklama do të shfaqet në Shërbimin e Listimeve të Shumëfishta në botën e pasurive të paluajtshme.
Sean ‘Diddy’ Combs lists Beverly Hills mansion for $61 million: ‘No surprise’ https://t.co/Tb1INtw04r pic.twitter.com/zx1PRoUGbN
— Page Six (@PageSix) September 8, 2024
Shtëpia ndodhet përgjatë një shtrirjeje të njohur si “Rreshti i Miliarderit”, ku fqinjët e afërt përfshijnë Kylie Jenner, manjatët e teknologjisë Evan Spiegel dhe Sean Parker, manjatët e muzikës Irving Azoff dhe Jimmy Iovine, Alexandra Von Fustenberg dhe rezidencën legjendare të Playboy. Diddy e bleu pronën 10 vjet më parë për 40 milionë dollarë.
Një burim tha: “Combs krijoi rezidencën e tij kryesore në Star Island në Miami vite më parë. Tani që fëmijët e tij janë rritur ai ka vendosur të shesë pronën, duke shënuar një moment të rëndësishëm në pasuritë e paluajtshme në Los Angeles”. Reperi e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në Sunshine State, që kur u bë objekt i disa proceseve gjyqësore.
Combs po përballet me një tjetër padi për sulm seksual, i teti në një seri të ngritur kundër tij që nga nëntori i vitit 2023. Adria English, një ish-aktore e filmave për të rritur, pretendon se Combs e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ftuarit në festat që ai organizonte, si dhe e ka bërë të konsumojë alkool dhe ekstazi. Combs i ka mohuar akuzat.
Vlen të theksohet gjithashtu se së fundmi reperi është braktisur nga firma ligjore që e përfaqësonte, “Grubman, Shire, Meiselas & Sacks”. Firma vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me Diddyn për shkak të padive të ngritura kundër tij të cilat përfshijnë akuza për sulm seksual, përdhunim, drogim, trafikim me qenie njerëzore dhe akuza të tjera serioze.