Së fundmi, astrologja e së ndjerës Princeshë Diana, Debbie Frank, ka parashikuar se Camilla do të përballet me më shumë ndryshime deri në fillim të vitit të ardhshëm. Tashmë ajo ka treguar mbështetjen e palëkundur dhe të dashur për bashkëshortin e saj Mbretin Charles III teksa ai është ngjitur në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth. Astrologia thotë se është e shkruar në yje që jeta e vjetër e Camilla-s është “ndërprerë” dhe ajo mund të mos jetë në “zonën e saj të rehatisë shtëpiake”.
Sipas astrologes, Camilla do t’i përballojë këto sfida të reja. Camilla me shenjë horoskopi Gaforre është nxjerrë jashtë ‘guaskës’ në rolin e saj më të lartë, ashtu si Urani revolucionar ka kundërshtuar Jupiterin. Është një tronditje e papritur, megjithatë ky kombinim planetar parashikon lartësimin, pasurinë dhe kthimin nga privati në publik. Ajo mund të mos jetë në zonën e saj të rehatisë shtëpiake si Gaforre, megjithatë tabela astrologjike e Camilla-s zbulon qëndrueshmëri dhe forcë dhe me një shenjë ashendente Luan ajo do ta mbajë këtë fuqi me lehtësi. Princeshë Diana ishte gjithashtu Gaforre në horoskop.
Historia e dashurisë së Mbretit Charles dhe Camilla-s ka qenë e gjatë dhe e ndërlikuar, duke përfshirë katër dekada në sytë e publikut. Që nga takimi në vitin 1970 në një ndeshje dyshja kanë pranuar një lidhje, i kanë mbijetuar divorceve dhe vdekjes tragjike të Princeshës Diana dhe tani ata qëndrojnë së bashku, të bashkuar si një ekip i fortë.
Ndërsa çifti do të drejtojë familjen mbretërore në të ardhmen, një mik i ngushtë i Mbretit ka dhënë një pasqyrë të martesës së tyre dhe ka zbuluar sesi Camilla e ka ndryshuar monarkun në shumë mënyra. Duke folur në Piers Morgan Uncensored, fotografi mbretëror Arthur Edwards pohoi se Camilla ka pasur një ndikim jashtëzakonisht pozitiv te Charles, veçanërisht kur bëhet fjalë për temperamentin e tij.