E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ishte Uarda Hyseni, partnerja e futbollistit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ku para pak ditësh kanë treguar se do të bëhen prindër të një djali. Sot ajo ka treguar shumë detaje për lidhjen e tyre madje edhe si janë njohur.
Uarda: Jemi njohur shumë rastësisht prej një tavoline të përbashkët prej një shoqërie të përbashkët dhe jam gjendur rastësisht në atë tavolinë dhe nuk e kisha menduar kurrë.
Blendi: E njihje ti kush ishte ai?
Uarda: Nuk e njihja, nuk ndiqja futboll zero, nuk kisha lidhje.
Blendi: Të sqaroi dikush apo e ‘google-ove’ më mbrapa
Uarda: Jo e mora vesh në tavolinë, po nuk kisha ikur për atë.
Neada: Kishit plane që verën e këtij viti të bënit dasmë po mesa duket…
Uarda: U prish pak prej Europianit.
Enxhi: Bëhet dasmë edhe me bebe.
Uarda: Mendoj kur të bëhet bebi 1 vjeç.