Ylli i muzikës pop, Britney Spears së fundmi ka njoftuar se është në një pritje të ëmbël. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja tregon me humor historinë se si pasi humbi disa kilogramë, i rifitoi sërish dhe pasi bëri një test shtatzënie konfirmoi se nuk ishte ushqimi, por një fëmijë që po rritej brenda saj.
Pasi ylli pop-it dha lajmin e bukur, i shpejtë ka qenë edhe reagimi i të fejuarit të saj, Sam Asghari në rrjetin e tij social Instagram. Ai ka shkruar se:
Martesa dhe fëmijët janë pjesë e natyrshme e një marrëdhënieje të fortë të mbushur me dashuri dhe respekt. Atësia është diçka që e kam pritur gjithmonë me padurim dhe nuk e marr lehtë. Është puna më e rëndësishme që do të bëj ndonjëherë.
Rikujtojmë që Britney është nënë edhe e dy djemve, Sean Preston 16 vjeç dhe Jayden James 15 vjeç, që erdhën në jetë nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Kevin Federline. Së fundmi, Asghari, ka shprehur mirënjohjen e tij për këngëtaren, që sipas tij e bëri që të njihej si aktor. 27-vjeçari, i cili është model dhe trajner fitnesi, i bëri këto komente për revistën “Variety” gjatë premierës së “House Of Gucci”, në Los Angeles. Duke fituar një numër rolesh gjatë kohës së lidhjes me artisten, ai pranoi se ishte ndikimi i këngëtares që e ka ndihmuar në karrierë.