Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të publikojë.
Mesa duket shumë shpejt do të kemi një surprizë, jo vetëm nga ai por dhe nga reperi i njohur Fero, i cili së fundmi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja. Pak orë më parë, ky i fundit ka ndarë një Instastory teksa tregon se ndodhet në studio muzikore dhe më pas postoi një foto të edituar krah Don Xhonit shoqëruar me një ’emoji’ që shpreh shumë entuziasëm. Këto postime na ngrenë dyshimet se mund të kemi një bashkëpunim mes dyshes.
Së fundmi Xhonatani ka deklaruar diçka të rëndësishme në lidhje me karrierën e tij muzikore. Me anë të një Instastory, reperi ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e labelit ‘Gjoni Black Entertainment’, duke falenderuar të gjithë djemtë për punën dhe kontributin e dhënë në rrugëtimin e tij muzikor dhe ka cilësuar se miqësia e tyre do të jetë e përjetshme, duke shmangur kështu aludimet e ndonjë zënke mes tyre.
E tanimë duket se artistin do ta shohim në menaxhimin e një figure shumë të njohur në Kosovë për sa i përket këtij drejtimi dhe ai është pikërisht Denis Avdiu. Këtë bashkëpunim të ri e kanë e dije vetë djemtë me anë të një postimi në llogaritë përkatëse në Instagram.