Së fundmi, këngëtarja e njohur Adele është shfaqur në “Graham Norton Show” dhe ka folur për marrëdhënien e saj me agjentin e famshëm sportiv, Rich Paul. E pyetur për unazën e madhe që mban në gisht, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në ‘Brit Aëards’, Adele as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi nëse ata janë fejuar.
Nëse do të isha, a do t’i tregoja ndonjëherë dikujt nëse është apo jo e vërtetë?
Por rrëfimi më interesant erdhi kur prezantuesi Graham Norton e pyeti për koncertin e shtyrë në Las Vegas dhe Adele i siguroi shikuesit se do të riorganizohej për këtë vit, sepse së shpejti ajo planifikon të ketë një fëmijë.
Absolutisht që do të ndodhë 100% këtë vit. Duhet të ndodhë këtë vit, sepse kam plane për vitin e ardhshëm. Imagjinoni nëse më duhet ta anuloj sërish, sepse po bëj një fëmijë?
Adele thuhet se ka anuluar koncertet në Las Vegas për shkak të problemeve me të dashurin e saj i cili menaxhon LeBron James. Richard Johnson i “New York Daily News” raportoi se këngëtarja 33-vjeçare, anuloi qëndrimin në rezidencën e saj në Caesars Palace ‘Weekends With Adele’ më pak se një ditë përpara shfaqjes debutuese të planifikuar për shkak të problemeve me Rich Paul.
Rikujtojmë, se Adele konfirmoi lidhjen e saj me Paul verën e kaluar, pasi finalizoi divorcin nga Simon Konecki, me të cilin ka një djalë 9-vjeçar, të quajtur Angelo. Adele së fundmi gjithashtu ka falenderuar ish-bashkëshortin e saj Simon Konecki dhe djalin e tyre Angelo në një fjalim emocionues teksa mori çmimin e “Albumit të vitit” dhe “Artisten e vitit” në “BRIT Awards 2022”. Në fjalimin e saj ajo u shpreh:
Dua të falënderoj të gjithë me të cilët punoj, por dua t’ia dedikoj këtë djalit tim dhe Simon-it, babait të tij, ky album ishte i gjithë udhëtimi ynë, jo vetëm i imi. Jam shumë krenare për veten time që kam qëndruar pas armëve të mia dhe kam nxjerrë një album për diçka kaq personale, jo shumë njerëz bëjnë më gjëra të tilla. Djali im ka qenë kaq i sjellshëm dhe i duruar me mua gjatë viteve të fundit, kështu që kjo është për të.