Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Së shpejti nënë?! Bleona Qereti i bën ‘live’ në radio premtimin prindërve: “Kam në plan të martohem dhe…”

E ftuar në “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje në Skype ka qenë artistja e njohur, Bleona Qereti. Ajo ka zbuluar më shumë detaje ekskluzive në Top Albania Radio nga projektet e reja në muzikë që ka sjellë dhe do të sjellë, angazhimit të saj në botën e kinematografisë dhe qëllimet që i ka vendosur vetes sa i përket jetës personale.

Duke qenë se në këngën e saj “Stani” shprehet që nuk ka burrë, a është e vërtetë kjo?! Ja si u përgjigj Bleona:

Tani, është shumë e vërtetë dhe ajo që unë solla me “Stani”-n është pikërisht kjo. Një ironizim i të gjithë gjësë sepse kjo “Nuk kam burrë” quhet si ‘handicap’ dhe nuk është. Tek “Stani” prandaj edhe e kam bërë atë ‘Ups, harrova që nuk kam burrë’ sepse doja të ironizoja të gjitha komentet që e kanë shtyrë këtë. Prandaj e kam futur në këngën e “Stani”-t por unë ju garantoj këtë: Burrë nuk kam po një tigër e kam. (qesh)

Ndërkohë ajo i bëri edhe një premtim prindërve të saj të cilët po e ndiqnin intervistën.

Për faktin që këtë intervistë po e ndjek Oli, e cila është në Shqipëri bashkë me babin. Doja të thoja që kam në plan për tu martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti. Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim dhe i premtoj edhe Olit dhe Nazmiut që do merrem seriozisht me këtë punë pasi të dalin videot dhe këngët.