Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre. Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund t’i gjeni pranë pallatit të kongreseve por edhe në films.top-channel.tv.
Në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, producenti i filmit Ledion Liço ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me filmin. Mendon ai se “Në Kuadër të Dashurisë” është filmi më i mirë dhe do t’ia kalojë edhe prodhimeve të tjera që janë sjellë vitet e fundit nga Ermal Mamaqi apo Bes Kallaku?
Unë e uroj me të vërtetë që të jetë një sukses komercial në kuptimin e shitjeve. Natyrisht Ermali, Besi dhe shumë artistë të tjerë kanë bërë një punë shumë të shkëlqyer për të filluar një industri të filmit shqiptar komercial që ka sjellë shumë njerëz në kinema. Uroj që Top Channel Films dhe “Në Kuadër të Dashurisë” ta çojë këtë në një nivel tjetër.
Producenti i filmit ka shtuar gjithashtu se:
Po të shohësh mënyrën se si ka ndryshuar vajtja në kinema në katër pesë vitet e fundit ose po të përmendim se vitin e kaluar filmi më i ndjekur në kinema ishte filmi “Sophia” i Eduart Grishaj që tregon se pavarësisht se nuk ishte një film komedi është një film shqiptar dhe publiku shqiptar ka nevojë për filma shqiptarë dhe prandaj nuk jam dakord me këtë që shohin Netflix apo jo. Një film i mirë shihet sidoqoftë.
A do të kemi mundësinë që ta shohim filmin “Në Kuandër të Dashurisë” në platformat e streaming?
Ndërkohë sa i përket platformave të streaming-ut si Netflix, ne jemi në punë e sipër. Problemi është që filmi duhet të ketë xhiron e vet të kinemave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Austri, Greqi dhe më pas në të gjithë Europën dhe përtej oqeanit. Pastaj vjen ajo faza ku filmi fillon shpërndahet në këto platforma. Me shpresë që të jetë edhe tek kjo, por edhe nëse nuk është në Netflix kemi Digitalb. Është më mirë sesa Netflix-i edhe sikur…