Së shpejti në ankand letra e Ajnshtajnit për krijimin e bombës atomike!

Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do të dalë në ankand. Drejtuar presidentit, Franklin D Roosevelt, në vitin 1939, shënimi paralajmëronte se Gjermania naziste mund të ishte në gjendje të krijonte armë të tilla dhe sugjeronte që SHBA-ja të fillojë programin e saj atomik. Tre vjet më vonë, Amerika filloi Projektin Manhattan, i cili çoi në përdorimin e parë të armëve atomike, kundër Japonisë, në vitin 1945.

Letra po shitet si pjesë e një ankandi të artefakteve që i përkasin bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen, i cili ndërroi jetë në vitin 2018 në moshën 65-vjeçare. Koleksioni i tij personal do të dalë në shitje në Nju-Jork, në shtator. Do të ketë një sërë artikujsh që pasqyrojnë jetën e tij dhe ndikimin në informatikë, por letra e Ajnshtajnit pritet të marrë vëmendjen kryesore.

Letra është vlerësuar së mund të shitet midis 4 dhe 6 milionë dollarë. Ajo u shkrua nga fizikani hungarez, Leo Szilard, me ndihmën e shkencëtarëve të tjerë, por u nënshkrua nga Ajnshtajni sepse statusi i tij asokohe vlerësohej si një nga figurat më të mëdha shkencore. E datës 2 gusht 1939, vetëm disa javë para shpalljes së Luftës së Dytë Botërore, në letër citohej: “Është e imagjinueshme edhe pse shumë më pak e sigurt që mund të ndërtohen bomba jashtëzakonisht të fuqishme të një lloji të ri”.

Mirëpo Ajnshtajni raportohet se më vonë është penduar për letrën për shkak të ndikimit të saj për ta kthyer Amerikës të vetmin vend, në atë kohë, që prodhonte armë bërthamore. “Sikur ta dija se gjermanët nuk do të arrinin të prodhonin një bombë atomike, nuk do të kisha ngritur kurrë asnjë gisht”-tha ai në vitin 1947.

Shumë shpesh figura e Ajnshtajnit lidhet me vegjetarianizmin, kur në realitet për pjesën më të madhe të jetës së tij fizikanti i madh ishte i gjithëdijshëm. Në fakt, ai ndaloi së ngrëni ushqime me origjinë shtazore vetëm pak para vdekjes dhe me këshillën e mjekut të tij. Por sa e dinë se ai ishte i varur nga vezët e skuqura?

Sipas librit zbulues “Einstein at home” shkruar për të nga historiani i shkencës Friedrich Herneck në bashkëpunim me Herta Waldow, një shtëpiake që jetoi me Ajnshtajnin, gruan dhe vajzën e tij nga viti 1927 deri në 1933 në rezidencën në Berlin të shkencëtarit të madh, zbuloi shumë aspekte të çuditshme në karakterin e tij.