Këngëtari i njohur, Harry Styles, ka zbuluar së fundmi se albumi i tij i tretë do të publikohet më 20 maj. Sipas ‘Variety’, albumi do të titullohet “Harry’s House” dhe do të ketë 13 këngë, më shumë se çdo album i tij i mëparshëm. Megjithëse nuk ka ende detaje të mëtejshme për listën e këngëve të albumit, këngëtari i hitit “Watermelon Sugar” zbuloi në rrjetin e tij social Instagram një foto të tij teksa qëndron në tavanin e një dhome ndenjeje me kokë poshtë.
Gjithashtu, ai publikoi në Instastory një trailer 40 sekondash për albumin e ri, ku ai shkon në një skenë teatri dhe buzëqesh në kamerë ndërsa skica e një shtëpie të verdhë ngrihet mbi të. Njoftimi i artistit konfirmon teoritë e disa prej fansave të cilët vunë re se ai kishte ndjekur llogaritë e mediave sociale të titulluara ‘You Are Home’.
Ata zbuluan gjithashtu një website misterioz ‘YouAreHome.co’, i cili nuk tregon asgjë përveç një dere ngjyrë bezhë që përditësohet çdo ditë për t’u hapur dhe për të treguar një imazh të ndryshëm. Sjellim në vëmendje se Harry Styles prej disa kohësh është në një lidhje me aktoren dhe regjisoren e njohur, Olivia Wilde. Dyshja u lidhën për herë të parë në muajin janar të vitit të kaluar, teksa filmonin filmin e saj të ardhshëm “Don’t Worry Darling”.
Sa i përket pjesëmarrjes të tij në filmin e ardhshëm të Wilde, “Don’t Worry Darling” plus në dramën “My Policeman”, Harry është shprehur se i pëlqen shumë sfida e aktrimit.
Më pëlqen të sfidoj veten dhe të bëj diçka ndryshe dhe filmat janë padyshim aty ku ndihem më shumë jashtë zonës sime të rehatisë. Po vij nga muzika ku nuk mendoj se të gjithë e dinë se si funksionon, por jam disi në zonën time të komfortit. Por në filma, kur shfaqem, jam djali i ri. Nuk kam qenë një aktor për një kohë të gjatë dhe kjo është me të vërtetë fantastike, ndihem sikur kam mësuar kaq shumë dhe jeta ka të bëjë me të mësuarit.