Celebrities Gossip Showbiz

Së shpejti Dukeshën Meghan Markle do ta shikojmë si një influencer në Instagram!

Meghan Markle, gruaja e Princit Harry, është e vendosur të rimarrë kontrollin e jetës, karrierës dhe pasioneve të saj, tani që ka lënë pas kufizimet dhe nuk është më pjesë e familjes mbretërore. Së fundmi është zbuluar se Meghan është gati të rikthehet edhe në rrjetin social Instagram me një projekt spektakolar që ka ngjallur mjaft kuriozitet edhe mes mijëra fansave të saj.

Sipas burimeve të shtypit ndërkombëtar, Meghan Markle ka punuar për krijimin e një profili të ri në Instagram që synon të formojë një komunitet ndjekësish të angazhuar për ta shoqëruar atë në të gjitha projektet e saj. Profili në fjalë mban emrin @meghan dhe ndonëse tashmë ka një bazë ndjekësish, ende nuk është aktivizuar.

Në vend që të rikthejë profilin e saj të vjetër “The Tig”, Meghan Markle ka zgjedhur të krijojë llogarinë e saj personale ku do të ndajë detajet më domethënëse të jetës së saj dhe projektet e punës që ka në mendje. Kjo do të thotë se, përveç llogarisë së ndarë me Harry-n, Meghan do të menaxhojë platformën e saj në internet me synimin për të ndjekur edhe sipërmarrje ambicioze biznesi.

Duke ndjekur hapat e të famshëmve të tjerë me ndikim, Dukesha e Sussex planifikon të bëhet një infulencer në rrjetet sociale, duke përdorur apelin e saj të jashtëzakonshëm për partneritet me markat prestigjioze. Është raportuar se Meghan është në proces finalizimi të një kontrate me Cartier, firmën e njohur të argjendarisë, pavarësisht shqetësimeve të mundshme të markës për marrëdhënien e saj me familjen mbretërore.

Meghan Markle ka punuar pa u lodhur për të përgatitur profilin e saj në Instagram dhe për të përcaktuar stilin që do të ketë llogaria e saj e re. Ekspertët sugjerojnë se Dukesha është në një fazë të re të jetës së saj, duke kërkuar të lë pas profilin e saj të mëparshëm.

Përveç rikthimit të saj në aktrim dhe paraqitjeve të shpeshta publike përkrah Princit Harry, Meghan aspiron të bëhet një mega yll i rrjeteve sociale.