“Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio si çdo vit vjen me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. Njëri prej tyre ka qenë dhe këngëtari i njohur Renis Gjoka. Si ka qenë viti 2022 për Renisin?
Një vit i shkëlqyer, falënderoj zotin që më ka dhënë të gjitha këto mundësi. Kam përsëri gjëra të reja për të bërë në janar. Dhjetori ka qenë një muaj shumë i ngarkuar. Për pak nisem në Mal të Zi sepse jam në krye të detyrës.
Këngëtari ndau me ndjekësit e Top Albania Radio-s lajmin e gëzueshëm që së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë:
Bashkëshortja është shtatzënë, së shpejti bëhem baba për herë të dytë.
Urimi i Renisit për Vitin e Ri 2023 është ky:
Dua që vitin e ri njerëzit të ngrejnë zërin për gjërat që nuk i pëlqejnë.