Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Teksa vetëm pak javë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve.
Megjithatë, kemi shpresa se artisti do të publikojë një këngë me Nora Istrefin, kjo pasi ditën e sotme dyshja do të performojnë së bashku dhe janë takuar disa orë më para duke ndarë me ndjekësit postime me të vërtetë shumë ‘funny’ me njëri- tjetrin. Nuk dihet nëse i ka bashkuar vetëm koncerti apo do të na surprizojnë me një bashkëpunim këtë sezon veror, megjithatë ne jemi ‘gjithë sy e veshë’ nga Ylli dhe Nora.
Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.