Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ditën e djeshme djali i saj, Amar festoi 3 vjetorin e lindjes. Në festën e organizuar për ditëlindjen e tij pamjet kanë qenë të pakta ama Olta ka postuar ditën e sotme një foto, ku duket së bashku me bashkëshortin dhe djalin duke fryrë qirinjtë e tortës.
Familja është pika ime më e rëndësishme!
Faleminderit për urimet tuaja dhe ju uroj të jeni të lumtur me të dashurit tuaj.
Me shumë dashuri nga ne të tre
View this post on Instagram
Olta është shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe duke biseduar dhe përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Së fundmi aktorja është kthyer disa vite pas në kohë dhe ka postuar foto dhe video të para 3 viteve kur ka qenë shtatzanë me djalin e saj, Amarin.