Lajmet e fundit

SCO/ Putin bashkohet me miqtë e ‘mbetur’ në Astana!

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë takime me homologun kinez Xi Jinping dhe atë turk Rexhep Tajip Erdogan nesër gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në kryeqytetin e Kazakistanit Astana.

Putin u takua për herë të fundit me Xi në maj, kur ai vizitoi Kinën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, pasi u inaugurua për një mandat të pestë si president rus.

SCO është një organizatë euroaziatike politike, ekonomike, ndërkombëtare e sigurisë dhe mbrojtjes e krijuar nga Kina dhe Rusia në 2001.

Anëtarët e tjerë janë India, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Pakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Turqia, edhe pse jo anëtare, shpesh merr pjesë në takimet e saj si “partner dialogu”.