Rajoni

Scholz në Beograd: Litiumi po aq i rëndësishëm sa nafta dikur!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot në Beograd se projekti Jadar, i cili përfshin krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë është diçka e mirë për këtë vend ballkanik. Scholz dhe zv.presidenti i Komisionit Europian, Marosh Shefçoviç kanë theksuar se gjatë gërmimit të këtij minerali të rëndësishëm do të respektohem standardet më të larta për mjedisin.

Të dy zyrtarët kanë folur lidhur me përfitimet prej projektit për nxjerrje të litiumit. Ndërkaq, presidenti serb, Aleksander Vuçiç përballet me kundërshtimet e ambientalistëve e banorëve të zonës, që kanë shqetësime për mjedisin.

Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku europian dhe Serbia firmosën memorandum mirëkuptimi për partneritetet strategjike lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive e makinave elektrike.

Ky takim ndodhi pak ditë pasi qeveria e Serbisë ka rishikuar projektin Jadar, i cili parashikon hapjen e një miniere të litiumit në luginën e Jadrës në Serbi nga gjiganti botëror, Rio Tinto.  Scholz, në një konferencë të përbashkët me Shefçoviçin e Vuçiçin, vuri në dukje se Jadar është projekt europian.

Sipas kancelarit gjerman, litiumi do të jetë po aq i rëndësishëm për lëvizjen në të ardhmen, ashtu siç ka qenë nafta deri tani. Scholz theksoi se projekti është pozitiv për shumë arsye, përfshirë rritjen e perspektivës dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Serbi.

Vendimi kërkon kurajë, po marrim një hap të rëndësishëm duke nxjerrë litium në Serbi. Ne mund t’i përmbushim synimet për klimën. Kemi nevojë për bateri.

Bashkimi Europian është duke u përpjekur që të zvogëlojë varësinë ndaj importeve të Kinës. Gjermania është prodhuesja më e madhe e makinave elektrike në Europë, të cilat funksionojnë me bateri të litiumit. Pas nënshkrimit të memorandumit, Vuçiç u shpreh i lumtur “për atë që ka nisur sot”.

Kjo është e rëndësishme për Europën, për Gjermaninë. Por, për neve në Serbi është ndoshta me më së shumti rëndësi. Kjo përbën pikë kthese dhe mundësi të madhe për ne.

Bashkëbiseduesve iu tha nuk ua ka fshehur vështirësitë me të cilat përballet qeveria e Serbisë për nxjerrjen e litiumit. Presidenti serb theksoi se Beogradi do të insistojë në mbrojtjen e mjedisit duke e konsideruar si një “aspekt thelbësor”.