Tech

Sateliti i mbijetoi goditjes së një objekti në hapësirë…

Prodhuesi i satelitëve me bazë në Lituani “NanoAvionics” zbuloi atë që thuhet se është një vrimë 0,24 inç të gjerë (6 milimetra) në pamjet e kapura nga një kamerë në bord e satelitit të tij MP42. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për satelitin që ka qenë në orbitë rreth planetit që nga prilli 2022. Sateliti e kapi imazhin në tetor 24 dhe NanoAvionics e publikoi atë në X më 30 tetor. Kompania tha në një deklaratë se nuk ishte e qartë nëse “shpimi” ishte shkaktuar nga një pjesë e vogël e mbeturinave hapësinore apo një mikrometeoroid. Satelitët e NanoAvionics janë të vogël. Sateliti më i madh në portofolin e kompanisë është MP42 130 kg i goditur në përplasjen e fundit.

Satelitët e internetit në fund të jetëgjatësisë së tyre prodhojnë kimikate që dëmtojnë shtresën e ozonit, sipas një studimi të ri. Studimi zbuloi se rihyrja e satelitëve shkaktoi një rritje prej 29.5 për qind ose 17 tonë të sasisë së oksidit të aluminit në atmosferë në vitin 2022. “Vetëm vitet e fundit njerëzit kanë filluar të mendojnë se kjo mund të bëhet një problem,”-tha Joseph Wang, një studiues.

Jetëgjatësia e satelitit mesatar të internetit është afërsisht pesë vjet, sipas studimit. “Kompanitë duhet të lëshojnë më pas satelitë zëvendësues për të ruajtur shërbimin e internetit, duke vazhduar një cikël të vjetërsimit të planifikuar dhe ndotjes së paplanifikuar,”-thuhet në një njoftim për shtyp për studimin . Shkencëtarët vlerësojnë se emetimet e oksidit të aluminit mund të rriten në mbi 260 tonë metrikë në vit, ose 640% mbi nivelet natyrore.