Sasia apo cilësia në ushqime?! Dietologia Hyrida Basha shpjegon gjithçka…
Food & Drink, Health & Beauty, Slider-Homepage, Vitality Vibes • 19:25 27/10/2024
E ftuar në episodin e sotëm në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Hyrida Basha, dietologe klinike, e cila do të na japë më shumë informacione rreth fushës së dietologjisë, nutricionit, si të ushqehemi, çfarë dhe kur duhet të hamë. Përsa i përket rutinës ditore të ushqimit dhe si duhet ta ndjekim këtë regjim, Hyrida dha disa këshilla të vlefshme për dëgjuesit e Top Albania Radio.
Fjala ‘balancë’ është përgjigjia e të gjithë pyetjes, sepse nëpërmjet balancës ne kuptojmë se ti në pjatën tënde nuk ke arsye pse të tentosh të heqësh dhe çfarë jo. E rëndësishme është t’i kesh të gjitha. Kur them të gjitha flas për makrot: karbohidrat, proteinë dhe yndyrë. Në mëngjes kur sapo jemi zgjuar, ashtu siç kemi hapur sytë dhe e konsiderojmë zgjim, ashtu ka nevojë edhe trupi të zgjohet dhe mënyra më e mirë për ta bërë është hidratimi. Pra, 50 ml ujë esëll është shumë mirë, nëse duam ose sipas preferencave mund t’i hedhim pak limon. Kjo jo me qëllimin që të na dobësojë, apo do të na ulë kolisterolin, sepse kolisteroli nuk prodhohet vetëm në mëngjes dhe po pive ti ujin me limon u shkri, apo nuk formohet më. Një natë para mund t’i vendosni një lugë gjelle fara chia, sepse kanë një aftësi shumë të mirë të krijojnë një masë veshtullore rreth vetes, sepse hidratohen dhe marrin masën. Në momentin që kalojnë në zorrë fillon edhe e pastron nga toksinat, apo nga mbetjet dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të stimuluar edhe procesin e defekimit. Procesi i defekimit duhet të jetë i realizuar patjetër në një orar të ditës, kryesisht në mëngjes, sepse edhe trupi është më i qetë, më i lirë. Pasi kalon gjysmë ore dhe është bërë rutina e mëngjesit, është mirë të konsumohet mëngjesit. Dhe kur flasim për mëngjesin, sa më shumë ngjyra të ketë pjata, aq më mirë do të ishte.
Sasia apo cilësia në ushqime?! Dietologia Hyrida Basha shpjegon gjithçka…
Food & Drink, Health & Beauty, Slider-Homepage, Vitality Vibes 19:25 27/10/2024
Dietologjia dhe nutricioni, Hyrida Basha ndan këshillat e vyera për një regjim të mirë ushqimor!
Vitality Vibes 20:25 26/10/2024
Nga solari tek nishanet/ Prof.Ass. Monika Fida na njeh më shumë me ‘armiqtë’ e lëkurës!
Vitality Vibes 21:57 19/10/2024
I bashkon kauza e autizmit, një mesazh i fortë në “Vitality Vibes”!
Vitality Vibes 21:49 12/10/2024
Izela Tahsini: “Prindërit nuk e kanë të lehtë ta lëshojnë kontrollin tek fëmijët e tyre”!
Vitality Vibes 20:15 29/06/2024
Një trend i ri në rritje tek adoleshentët/ Suela Xhufi flet për përhapjen e drogërave në Shqipëri!
Vitality Vibes 15:35 24/06/2024
Ndryshimi midis kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe jashtë vendit, sipas Dr.Panajot Papa!
Vitality Vibes 17:27 17/06/2024