Sarkofagu përfundon në plazh dhe u ripërdor si tavolinë lokali, nisin hetimet!

Pranë brigjeve ranore të Detit të Zi, në Varna të Bullgarisë, Radjana Beach Bar ka marrë vëmendje për “fshehjen” e një relike të vërtetë 1700-vjeçare brenda saj. Një ish-oficer policie zbuloi se tavolina ku ai po pinte diçka ishte zbukuruar. Ai dekorim ishte një sarkofag i lashtë.

Turisti njoftoi me shpejtësi autoritetet lokale, të cilët sollën arkeologë për të verifikuar se objekti ishte historik. Ekspertët më pas zbuluan se arkivoli gëlqeror me guaska dhe elementët e tij dekorativë përputhej me relike të tjera nga Bullgaria veriperëndimore e asaj kohe.

Ndër të tjera, arkivoli i lashtë prej guri përmbante kurora, kafshë dhe një tip sëpate. Pjesa e sipërme ishte zëvendësuar nga një pllakë guri që shërbente si tavolinë për klientët. Megjithëse arkeologët në Muzeun e Historisë Rajonale raportuan se ishte rilyer, ekipi siguroi median ‘Devnik’ se ishte autentike.

Arkeologu Aleksandër Minçev dhe ekipi i tij konstatuan se struktura origjinale e gurit datojnë as më shumë e as më pak se shekulli II pas Krishtit. Sarkofagu romak është transferuar tashmë në Muzeun Arkeologjik të Varnës.

Atje ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë. Sipas “The Sofia Globe”, në Bullgari çdo objekt që ka vlerë arkeologjike, pavarësisht se ku, kur dhe nga kush është gjetur, i përket shtetit.

Në në vitin 2020 policia konfiskoi 4600 objekte arkeologjike të sjella në Mbretërinë e Bashkuar nga Bullgaria. Ndonëse autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim, ata e kanë referuar çështjen në Prokurorinë e Qarkut të Varnës. Ka një hetim në vazhdim për të zbuluar se si sarkofagu përfundoi në plazh dhe pse u ripërdor si tavolinë lokali.