Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha dhe Dj PM drejt martesës?

DJ PM, i njohur për karrierën e tij në muzikë, ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet me kostum dhe duke buzëqeshur, duke e shtuar intriguese me pyetjen:

A ka ndonjë dasmë vitin tjetër a jo?


Partnerja e tij, blogerja dhe moderatorja, Sarah Berisha, e cila është gjithashtu një figurë shumë e njohur, i është përgjigjur me një GIF ku duket një dorë që vendos një unazë fejesash. Ky koment ka bërë që ndjekësit të mendojnë se dyshja mund të jenë në përgatitje për një propozim të mundshëm.

Ky moment i veçantë ka ngjallur spekulime se ata mund të jenë në prag të një martese, por për momentin, Sarah duket e qartë se pa një propozim dhe unazë, nuk do të ketë martesë. Të gjithë fansat e çiftit po e presin me padurim që të shohin se çfarë do të ndodhë më tej.