Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
I ftuar në mbrëmjen e sotme të emisionit “Big Brother Radio” ka qenë gazetari Shëndrit Lumi. Në një lidhje direkte, ai ka përcjellë mendimet dhe opinionet e shqiptarëve të Kosovës lidhur me “BBV3”.
Sara po shfrytëzon Bardhin, të cilin po e shoh të dobët në lojë… Meritonin po e shohin si një lojtar, nuk besojnë karakterin e shpërfaqur në lojë. Besoj që në ditët në vazhdim, do ketë përplasje të mëdha mes Ilnisës dhe Meritonit.
E kush do dalë sipas tij?!
Është një nominim i vështirë, por mendoj që del Egla.
Më tej, gazetari komenton lojën e Vesës në “BBV3” dhe analizon lojën e disa prej banorëve.
Vesa nuk po bën gjë për momeNtin, në krahasim me banorët e tjerë. Vesën që e njohim ne nuk e kemi parë ende të luajë në “BBV3”… Romeo po pëlqehet në Kosovë… Ilnisën e shoh në finale… Sa i përket Kutisë së Pandorës, mendoj do e hapë Heidi ose dikush nga Kosova, Arta ose Vesa.