Blogerja e njohur dhe ish-pjesëmarrësja e “Dancing with the Stars”, Sara Karaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një moment të vështirë të jetës së saj, duke lënë të kuptuar se po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore.
Ajo ka zgjedhur të mos zbulojë diagnozën e saktë, por ka ndarë disa foto ku duket se është e emocionuar, duke përfshirë një foto të skanerit të kokës.
Në postimin e saj, Sara thekson se kjo është hera e parë që vendos të ndajë një pjesë të jetës së saj private me ndjekësit, duke u shprehur se Instagrami shpesh nuk pasqyron realitetin e plotë të jetës dhe se është e rëndësishme të pranojmë sfidat që ndodhin, për të mundur të ngrihemi sërish. Ajo shton se ndonëse gjërat nuk janë gjithmonë të lehta, është e rëndësishme të mos humbim shpresën dhe të mbështesim njëri-tjetrin.
Postimi ka marrë shumë komente mbështetjeje nga ndjekësit, të cilët janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e Sarës dhe kanë shprehur dëshirën për të mësuar më shumë rreth asaj që ajo po kalon.
Sara Karaj është një nënë e dy djemve të vegjël dhe gjithashtu ka pasur një karrierë të suksesshme si blogere, ku shpesh ndan momente të jetës së saj personale dhe profesionale me ndjekësit e saj.