Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja Sara Karaj. Ajo bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por si e komenton ajo çiftin Heidi-Romeo?
Unë mendoj që Heidi me Romeon kanë sjellë gjëra më interesante sesa Ilnisa me Meritonin që kanë sjellë gjëra konstante.
Lidhur me ndarjen e çiftit, Sara shprehet:
Gjatë gjithë kohës, kur hyra unë ishin ende të lidhur, dashuria jep emocione te publiku. Pastaj u ndanë dhe futën të gjithë shtëpinë në dyshimet e tyre e po bënin bujë në të gjithë shtëpinë edhe jashtë.