Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, i ftuar në “Big Brother Radio” ishte Pirro Beati. Ish-banori i “BBV2”, komentoi ndër të tjera raportin e Sarës me Bardhin.
Big Brother i vjetshëm ka pasur sherre, drama, por i ka pasur pas mesit. Fillimi ishte i qetë. Sivjet janë futur për të sulmuar njëri-tjetrin, ose kanë marrë shembull atë të vjetshmin… Sara tani që u fut brenda ka mision t’i tregojë publikut dhe shtëpisë që ndjen diçka për Bardhin. E pa që nuk e beson asnjëri. Besojnë Bradhin, por jo Sarën. Fokus kryesor do e ketë më shumë sesa të zihet me banorët e tjerë. Ky do jetë misioni i saj. Bardhi duhet të fillojë të flasë vetë… Më duket sikur ka diçka që e shqetëson gjithë kohës…