Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha sapo na zbuloi pak nga kënga e re e Ledri Vulës!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Ledri duket se është mjaft i angazhuar me projektet e tij të reja muzikore e Sara është shpesh herë me të në xhirimet e klipeve ose edhe nëpër intervista. Së fundmi Sara ka postuar një video nga xhirimet e klipit, ku në sfond dëgjohet pak kënga e re e Ledrit, e cila do të publikohet së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Para disa ditësh Sara ka postuar pak nga një skenë e klipit të këngës së re që Ledri është duke e xhiruar dhe që do të publikohet së shpejti. Në video Ledri shfaqet në vend me ndriçim të zbehtë dhe duke i drejtuar armën vetes, e cila është thjeshtë pjesë e klipit.