Ledri Vula është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj.
Ditën e sotme Sara feston ditëlindjen dhe ndryshe nga herët e tjerë këtë vit Sara duket se nuk po e kalon këtë ditë të veçantë me familjen e saj, por me postimet e fundit i ka habitur të gjithë. Sara ka postuar një foto e shtrirë në krevat, ku ka vënë kokën në prehrin e Olta Gixharit dhe më pas Olta ka postuar Sarën duke ngrënë në Instastory dhe ka shkruar një urim ditëlindje për të. Ama dihet se tashmë Olta do të jetë pjesë e filmit të ri shumë të përfolur tashmë “Në kuadër të dashurisë” dhe tashmë duket se Sara do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri.
E tashmë çdo gjë është bërë zyrtare. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të jenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.