Celebrities Showbiz

Sara Hoxha ndan lajmin e keq me ndjekësit: Shumica prej jush do donin…

Disa muaj më parë, Sara Hoxha ka zbuluar ndryshimin që ka bërë në look. Influencerja ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet se i ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe dhe duket sërish kaq bukur.

Ndërkohë, ndjekësit e saj kanë vërë re një tjetër detaj në këtë ndryshim që ka pësuar Sara, e cila sipas tyre është frymëzuar nga këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Këngëtarja së fundmi i ka lyer flokët në ngjyrë vishnje, ngjyrë kjo që është kthyer në një trend kohët e fundit nga vajzat shqiptare dhe jo vetëm.

Sa i përket ditës së sotme, Sara Hoxha ka ndarë ‘një lajm të keq” me ndjekësit e saj në Instagram. Në një video të postuar ajo është shprehur:

Lajmi i keq është që këto flokët e kuqe nuk do hiqen kaq shpejt sa prisnit dhe do donit shumica prej jush këtu brenda.

Kujtojmë se Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top”, foli sërish për raportin e saj me Ledri Vulën, me të cilin ka edhe një vajzë, Poem. Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, për të cilët është ngritur pyetja se a janë bashkë, apo janë të ndarë.