Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha na zbukuroi ditën me postimin më të fundit të Poem!

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin. Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 400 mijë ndjekës në Instagram. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Së fundmi Sara ka postuar në ‘Instastory’ një foto shumë të ëmbël të vajzës së saj.  Në foto Poem duket me një çantë shkolle në krahë dhe nuk e besojmë dot se sa shumë është rritur vogëlushja e Ledrit dhe Sarës.

Shpesh e kemi parë që ajo qëndron pas partnerit të saj në koncerte apo projekte të tjera dhe sa shumë të lidhur janë me njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq pasi bukuroshja ka treguar se gjithashtu dhe e ndihmon atë. Si një vajzë me shumë stil, në videoklipin më të fundit të Ledrit, Sara së bashku me Diana Qerimin dhe Monda Kul, dy stiliste të njohura në Kosovë e ndihmuan reperin me ‘look-un’ e tij në videoklipin më të fundit ‘Monaco’.