Celebrities Film & Tv Showbiz

Sara Hoxha konfirmon për “Më lër të flas” se Ledion Liço do të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBV!

E ftuar në pjesën e parë të emisionit të sotëm të “Më lër të flas” ka qenë producentja e mirënjohur Sara Hoxha, e cila në këtë intervistë ekskluzive rrëfeu më shumë rreth jetës së saj personale dhe realizimeve të produksioneve në Top Channel. Në përmbyllje të edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” dhe në fillimin e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania”, Sara u përgjigj pyetjeve të drejtuara nga vëllezërit Veshaj në lidhje me të pathënat e këtyre emisioneve kaq të suksesshme.

Lidhur me këtë të fundit, ajo pohoi se Ledion Liço do të jetë moderatori i BBV3, duke u rikthyer më në fund në ekranin e çdo shqiptari. Lajmi kaq shumë i përfolur prej muajsh më në fund u konfirmua, ku më tej Sara Hoxha shtoi:

Po, Ledioni do të moderojë BBV3. Rikthimi i Ledionit në televizion nuk është kërkësë e imja personale. Ai është shkëputur nga televizioni. Mund të jem edhe unë arsyeja dhe gjendja ime emocionale. Historia jonë është shitur si histroria e Hirushes që u martua me një nga pronaret e institucionit ku punonte dhe jeta e tij do shkonte vaj.  Por një njëri që ka pasur ëndrra e të mëdha, që ka lënë Ersekën për Tiranën dhe ka gjetur Amerikën e tij dhe jetën e tij në Top Channel, ku ka punuar për 20 vite. Nuk ka qenë i lehtë ky 10 vjeçar që ne kemi lënë pas. Ledioni është një profesionist, është më i miri në punën që bën, unë e them këtë me modesti. Do të jetë një risi, një ndryshim që nuk do përkrahet lehtë nga publiku në fillim. Ju siguroj që BBV këtë vit do të jetë fenomenal, me banorë të jashtëzakonshëm dhe supriza. Me super personazhe, kështu që na ndiqni.

Ne mezi po presim datën 13 Janar për të zbuluar banorët që do të jenë pjesë e shtëpisë dhe opinionistët, të cilët Sara Hoxha zgjodhi që të mos i tregojë ende.