Celebrities Gossip Showbiz

Sara Gjordeni ‘thumboi’ Kiara Titon, Luiz Ejlli reagon ndaj Bardhit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

2 nga ish-banorët e këtij edicioni Sara Gjordeni dhe Bardhi ishin një nga çiftet që u krijua brenda shtëpisë, histori e cila po vazhdon edhe jashtë. Që prej kohës kur Sara dhe Bradhi ndodheshin brenda shtëpisë janë akuzuar shpesh herë se duan të ngjasojnë me çiftin Luiz Ejlli- Kiara Tito, ish-banorë të “BBV2”. Ditën e sotme Sara ka reaguar në Instagram me disa deklarata rreth të gjitha komenteve që nuk i kanë pëlqyer nga ndjekësit në Instagram, ku ndër to ka shprehur disa fjalë ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte një koment i saj ndaj një fansi, ku shprehur në mënyrë ofenduese për Kiara Titon. Kiara nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë çështje ama Luizi po. Vetëm pak më parë është vënë re se Luizi ka hequr nga Instagrami Bardhin.