Celebrities Gossip Showbiz

Sara Gjordeni mungon nga programi për arsye shëndetësore, Françeska Murati: E hoqa qafe…

“She’s On Top” është rubrika në “E diell” që bëri bashkë dy ish-banoret e “BBV3” Françeska Murati dhe Sara Gjordeni. Kujtojmë, se kjo e fundit u përjashtua përfundimisht nga loja e “Big Brother VIP 3”, pas aktit dhunues të saj ndaj Françeska Muratit. Gjithçka nisi pasi kjo e fundit e ofendoi dhe Sara tentoi të futej në tualet teksa Françeska ndodhej aty që të shkonin në nominim së bashku, por përplasja mes tyre degradoi në konfrontim fizik.

Megjithatë, një muaj tashmë pas mbylljes së programit, në një intervistë, Françeska është shprehur për Sarën:

Ajo ka bërë gabime me mua. Unë kam bërë gabime me të. Ne i kemi rënë në qafë njëra-tjetrës. Kjo është e vërtetë, sepse ishte lojë dhe unë jam totalisht të lë gati çdo gjë se unë në jetën time nuk dua negativitet. Nuk dua sherr. Jam tip që në përgjithësi i rri larg këytre gjërave dhe nuk dua të kem këtë lloj stres në jetën time.

E teksa duket se dy ish-banoret i kanë lënë pas debatet mes tyre, në episodin e fundit të “She’s On Top”, Sara nuk ishte prezente dhe kjo ka nxitur një bashkëbisedim me disa batuta mes Françeskës dhe prezantueses Argjira Spanca.

Argjira: Çfarë i ke bërë Sarës?

Françeska: Asgjë. E hoqa qafe (qesh)

Argjira: Sara nuk do jetë me ne për një arsye të vogël shëndetësore…