Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Bradhi dhe Franceska kanë debatuar mëngjesin e sotëm në oborr. Teksa Bardhi iu shpreh se Sara është lojtare më e fortë se ajo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer Franceskës, e cil është shprehur se ajo vë në lojë ish-të dashurit e saj edhe pse është e lidhur me të.
Franceska: Deri tani s’ta kena dëgju zërin. Nga sot e tutje do e shohim lojën e Big Brother. Do me loz ti, a je gati
Bardhi: Mos se kam frikë, tani do qaj
Franceska: Bëjmë lojë, kam pas respekt për ty Bardh. Vetëm mirë kam qenë me ty. Je treguar pa karakter do flasim ndryshe. Ke punë me mua, pa merak. Ta tregoj unë ty ca është edukata
Bardhi: Je e vogël o Franc
Franceska: Unë nuk jam si puna e Sarës, shiko mendjen e saj që ke në krahë. Unë flas për banorët që janë këtë shtëpi, ti mos ma përmend burrin se s’është në këtë shtëpi. Bëje provë
Bardhi: Nuk ta përmenda Sara është shumë
Franceska: Me ish-të dashurit e vet, ca tjetër ka bërë ka qarë për ish të dashurit, i kanë ardhur dronët. Kaq
Bardhi: Ti qenke shumë e ulët a po të vjen marre
Ditën e sotme teksa ka qëndruar në oborr me Sarën dhe Bardhin, Egla është përlotur duke kujtuar disa fjalë që Roza i ka thënë mbrëmjen e kaluar. Roza i ka përmendur faktin që Egla nuk e ka fëmijë, fjalë të cilat e kanë prekur shumë dhe teksa i ka kujtuar mëngjesin e sotëm nuk mund të mos përlotej.