Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Sara e Ledrit jam dhe…”/ Sara Hoxha zbulon ekskluzivisht për TAR me detaje të gjithë historinë e njohjes me Ledri Vulën!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” sot ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars“, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…

Sara e Ledrit, Sara e DWTS apo Sara Hoxha?

Unë nuk e kam problem fare. Unë fundja Sara e Ledrit jam dhe shyqyr që jam.

A është qejf?

Normal që është, sa goca do të donin të ishin në vendin tim. Unë nuk kam qenë fare një njeri publik kur jam njohur me Ledrin dhe tani më njohin njerëzit prej Ledrit dhe unë këtë gjë nuk e hedh dot poshtë sepse është e vërteta. Unë jam edhe tek “Dancing With The Star” sepse jam njohur nga Ledri dhe jo se unë jam një këngëtare e mirë apo aktore.

Si nisi gjithçka me Ledrin?

E gjitha nisi shumë gradualisht, me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruajta unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit grup edhe unë thjesht i dërgoca foton, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht. Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Unë nuk e dija që ai do të më mbante mend dhe ka qenë backstage pak si më poshtë dhe unë bëja xhiro për tek tualeti për ta parë që a do të më shohi, a do më njohi dhe kur ai më thirri “Sara, Sara” bëra njëherë sikur nuk e dëgjova sepse nuk isha e sigurt që a ishte e vërtetë apo më bënë veshët dhe pastaj herën e dytë e kuptova që po më njeh.

Shumë e vështirë në fillim, për të dyja palët por nejse.

Ndoshta për shkak të largësisë?

Largësia por që takoheshim shumë rrallë dhe nuk kemi qenë të dy në gjendje.