Celebrities Gossip Showbiz

Sapo u konfirmua konkurrenti më i ri në “DWTS”, Armaldo Kllogjeri kërcen si asnjëherë më parë! (video)

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it.

Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, i cili është deputet në Lushnje, i njohur për fjalimet e tij të mbushura me batuta dhe për personazhin atipik që ka krijuar në Parlamentin shqiptar, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi, e cila prej vitit të shkuar dhe aktualisht moderon “Wake Up”, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë dhe blogerja e njohur Sara Karaj. Por kush është konkurrenti i radhës?!

I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. A do të jenë kërcimet e tij ‘xhorxhes’? Mbetet për të pritur netët e show-t të kërcimit dhe t’i urojmë suksese Armaldos dhe partneres së tij në kërcim, Marjana. Në rubrikën më të re “Gurra” në “E Diell”, Armaldo ka përshkruar emocionet lidhur me këtë eksperiencë të re.

Vendosa të marr pjesë te “Dancing With The Stars”, jo për të rritur emrin, sepse BBV ma ka dhënë mundësinë të njihem. Jam natyrë që dua të provoj gjithçka, pse jo edhe të kërcej? Unë nuk di të kërcej, por edhe se mësova ka ndonjë gjë të keqe? Do kem një vajzë shumë simpatike partnere. Prova nuk kemi bërë akoma…