Prestigjozja italiane “Chi” ka zbuluar romancën e re të aktorit Michele Morrone. Morrone, i cili arriti famë ndërkombëtare falë filmit shumë të diskutuar të Netflix “365 DNI”, thuhet se është në një marrëdhënie me blogeren e njohur Giulietta Borroni. Ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin në daljen e parë publike. Të dy u fotografuan së bashku për një shëtitje dhe më pas në restorant.
Të dy u fotografuan nga paparacët në qendër të Milanos në shoqërinë e disa miqve. Michele Morrone ishte tashmë në qendër të thashethemeve për flirtet e tij të shumta dhe për qasjen e tij ndaj Belen Rodriguez verën e kaluar, kur ‘showgirl’ ishte beqare dhe sapo ai kishte përfunduar historinë e dashurisë me Gianmaria Antinolfi.
Michele Marrone, një nga VIP-at e “Made in Italy” me një popullaritet shumë të lartë në mediat sociale, ka pasur një martesë me stilisten libaneze Rouba Saadeh, nga e cili lindën dy fëmijë, Marcus dhe Brando. Shpesh në qendër të lajmeve për marrëdhënie reale ose të supozuara, përfshirë ato me Elena D’Amario, Cristina Buccino dhe Belen Rodriguez të lartpërmendur, aktori përpiqet të mbajë larg syve të publikut jetën e tij private në mënyrë që të përqëndrohet në karrierën e tij ndërkombëtare. Ai së fundmi u shfaq mes yjeve të ftuar të mbrëmjes së nderit kushtuar premierës në Londër të filmit të fundit në sagën e James Bond “No Time To Die”.
Giulietta Borroni, romanca më e re e aktorit, është me origjinë nga Novara, por është e adoptuar në Milano. Borroni është një influencuese me një profil Instagrami me mbi 19,000 ndjekës. Ajo gjithmonë ëndërronte të bënte filma, por më pas gjeti një vend në botën e estetikës dhe kujdesit të trupit. Tani, Borroni është një artiste qerpikësh.