Celebrities Gossip Showbiz

Sapo na konfuzoi përsëri, Beatrix Ramosaj thumbon hapur Donaldin?!

Së fundmi, këngëtarja e njohur dhe njëkohësisht ish-konkurrentja e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj ka postuar një kolazh fotosh me përshkrimin “I have screenshots”. Me këtë dixhiturë ndoshta Triksa ka pohuar se bëhet fjalë për pamje bisedash. Mos ndoshta është ndonjë kunjë për aktorin e humorit, Donald Veshaj?!

Triksa kohët e fundit ka qenë ne qendër të mediave rozë sa i përket historisë së dashurisë që ajo krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Donaldin, një romancë që përfundoi me daljen e këtij të fundit nga “BBV”.  Ramosaj disa ditë më parë reagoi me anë të një videoje në rrjetin e saj social Instagram teksa u shpreh në lidhje me të gjitha sulmet që asaj i janë bërë këto kohë nga mediat dhe jo vetëm. Që pas lidhjes që ajo krijoi me Donaldin është përballur me një “lum” sulmesh të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Ndërkaq, menjëherë pasi Beatriks postoi videon në rrjetet sociale, reagimet ishin të shumta. Bukuroshja mori mbështetje nga të gjithë personazhet e njohur të ekranit. Sigurisht të gjithë kanë mbajtur anën e artistes duke i dalë në krah asaj dhe duke “përqafuar” mesazhin se bullizimi nuk duhet të promovohet në asnjë lloj mënyre sepse mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme tek njerëzit. Së fundmi, mbështetje për të ka treguar edhe nëna e aristes shqiptare me famë botërore Rita Ora, Vera. Vera Ora, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në InstaStory-n e saj videon e Beatrix.