Celebrities Gossip Music Showbiz

Sanremo 2025, Carlo Conti vjen me një kërkesë!

Drejtori artistik i Sanremos së radhës Carlo Conti po punon për një ribashkim me Roger Waters dhe Nick Mason, i cili do të ishte historik. Ai e kishte shprehur tashmë dëshirën e tij në vitin 2016 dhe tani duket se po e realizon me rikthimin e tij në Sanremo 2025. Carlo Conti do të përpiqet të ribashkojë Pink Floyd, me një ribashkim mes David Gilmour dhe Roger Waters që do të ishte historik.

Drejtori artistik i dy edicioneve të ardhshme të Festivalit të Sanremos mori pjesë koncertin e David Gilmour në Romë në të kaluarën ai nuk e ka mohuar kurrë pasionin e tij për Pink Floyd dhe pak më pas ai u pa në hotelin ku po qëndron Gilmour duke bërë një bisedë të këndshme me kitaristin.

Mund të themi se Conti po punon për diçka historike, për të patur Gilmour me Roger Waters në Sanremo 2025. Nga informacionet e deritanishme, Gilmour do të ishte në dispozicion dhe duket se Conti tashmë ka planifikuar një udhëtim në Londër për nëntor. Pas Gilmour-it dhe Waters-it, do të mungonte vetëm bateristi Nick Mason, i cili e do aq shumë Italinë sa që ka bërë turne atje me grupin e tij (dhe pjesë e repertorit të Pink Floyd) disa herë në vitet e fundit.