Aktorja me famë botërore, Sandra Bullock, u pa së fundmi në Los Angeles, për herë të parë që nga vdekja e partnerit të saj, Bryan Randall, në gusht. Ylli i “Blind Side” u pa duke ecur dorë për dore me vajzën e saj, Laila, dhe truprojën e saj, Peter Weireter. Dyshja nënë-bijë u duk se ishin në humor të mirë gjatë gjithë daljes.
Bullock dukej elegante me një bluzë të bardhë, pantallona të gjera të zeza, rrip të zi, pallto ngjyrë kafe dhe atlete të bardha. Bullock dhe Randall ishin për disa vite së bashku para se ai të ndërronte jetë, pas një beteje të fshehtë trevjeçare me ALS.
Familja e tij ndau më 7 gusht lajmin e hidhur: “Bryan zgjodhi ta mbante privat udhëtimin e tij me ALS dhe personat pranë tij çmos për të respektuar kërkesën e tij.” Bullock ende nuk e ka folur publikisht pas humbjes tragjike të partnerit të saj, megjithatë, revista “People” tre javë pas vdekjes së tij se ajo është “mirënjohëse” për mbështetjen që ka marrë.
U tha se Bullock ndërpreu karrierën e saj në Hollywood për ta ndihmuar atë. Fituesja e çmimit “Oscar” u takua me Randall në vitin 2015 kur ai fotografoi festën e ditëlindjes së djalit të saj. Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq dy muaj më vonë dhe që atëherë janë fotografuar disa herë.