Fashion Health & Beauty

Sandalet me çorape, kombinimi më perfekt dhe më stil i kësaj vere!

Kombinimi i çorapeve dhe sandaleve është përsëri në trend, gjykuar kjo nga postimet në rrjetet sociale, por edhe koleksionet e reja të markave kryesore të modës. Edhe pse ky kombinim shpesh konsiderohej i papëlqyeshëm, shumë marka të modës vendosën ta promovojnë atë përsëri.

Duke filluar me fushatat e Gucci, Prada, Dior, Fendi, çorapet dhe sandalet janë një hit i sezonit të verës 2021.

Pasi një numër i të famshmëve, si këngëtarja Rihanna, modelja Kendall Jenner dhe aktorja Sophie Turner, ndër të tjera, përqafuan këtë trend të modës, çorapet duket se po kthehen në derën e madhe.

Kendall Jenner
Sophie Turner
Rihanna

 

Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, duhet t’i kushtoni vëmendje maksimalisht veshjeve tuaja dhe trend-eve të reja. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni veshjen e duhur, në momentin e duhur.

Një xhaketë xhins e markës Prada, e dizejnuar në forma dhe stile të ndryshme është gjithçka që ju duhet në garderobën tuaj. Normalisht kjo veshje duhet të plotësojë në mënyrë të favorshme tiparet e paraqitjes dhe figurës tuaj, të përputhet me stilin e përgjithshëm të veshjes.

Sandalet me çorape nuk janë një fenomen i ri, megjithatë këtë sezon, me ‘miratimin’ edhe në rrjetet sociale morën shumë më shumë mbështetës sesa në vitet e mëparshme.

Vera po afron kështu që me pozitivitet duhet të kontrollojmë edhe për trend-et e reja të modës që do të mbizotërojnë këtë sezon. Nga këpucët dhe çantat, xhaketat, fustanet dhe shumë elemente të tjera janë pjesë e ndryshimeve për vitin 2021.

Por le të mos harrojmë për trendet e bizhuterive! Gjatë karantinës këtë vit bizhuteritë u dalluan si një mënyrë e thjeshtë për të plotësuar veshjen tuaj. Më poshtë do të njiheni me disa trende të aksesorëve që do të dominojnë tani e tutje