Tech

Samsung Galaxy AI do të marrë mbështetje për gjuhë dhe dialekte të reja!

Samsung njoftoi zgjerimin e Galaxy AI për të mbështetur katër gjuhë dhe dy dialekte të reja. Sapo të nis ky zgjerim, Galaxy AI do të mbështesë gjithsej 20 gjuhë. Kompania deklaroi se mbështetja e zgjeruar për turqishten, suedishten dhe të tjera dialekte do të dalë nga fundi i tetorit. Bëhet e ditur se hera e fundit që Samsung zgjeroi mbështetjen gjuhësore për paketën e tij të AI ishte në prill, kur u shtuan tre gjuhë; arabisht, indonezisht dhe rusisht.

Ndërsa, aktualisht, Galaxy AI mbështet 16 gjuhë. Me shtesat e reja, gjiganti i teknologjisë theksoi se numri i përgjithshëm i gjuhëve të mbështetura nga Galaxy AI do të rritet në 20. “Ky përditësim do të thotë që edhe më shumë përdorues do të jenë në gjendje të ulin barrierat gjuhësore dhe të hyjnë në një botë më të madhe me fuqinë e Galaxy AI”-tha Samsung. Samsung mund të prezantojë në vitin 2025, një telefon që do të paloset 3 herë. Nga Koreja e Jugut pohojnë se Samsung tashmë e ka gati teknologjinë për të krijuar një telefon të palosshëm dhe zinxhiri i furnizimit është gati për produktin e ri.

Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret nga Divizioni MX (Mobile Experience), i cili është përgjegjës për telefonat me ekrane të palosshme të gjigantit koreano-jugor. Porositë për panelet OLED të palosshme ranë me më shumë se 10%, pasi kërkesa për Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6 nuk i kaloi pritshmëritë. Dërgesat e Samsung Display, kur bëhet fjalë për panelet fleksibël OLED, do të arrijnë në 12 milionë në vitin 2024. Kjo është një rënie e madhe prej 40 për qind nga dërgesa e vitit të kaluar prej 20 milionë. Samsung ka njoftuar se do të zbulojë një Galaxy të ri, por emri i produktit ende nuk është zbuluar.

Supozohet se pajisja e re mund të jetë Galaxy Z Fold Special Edition, i cili është përfolur prej disa kohësh. Por, ende nuk është konfirmuar nëse emri zyrtar do të jetë pikërisht ai apo Galaxy Z Fold6 Special Edition. Samsung ka njoftuar se do të zbulojë një Galaxy të ri më 21 tetor, por emri i produktit ende nuk është zbuluar. Supozohet se pajisja e re mund të jetë Galaxy Z Fold Special Edition, i cili është përfolur prej disa kohësh. Por, ende nuk është konfirmuar nëse emri zyrtar do të jetë pikërisht ai apo Galaxy Z Fold6 Special Edition. Videoja më poshtë sugjeron që Galaxy i ri është aq i hollë sa mund të futet në një zarf. Sipas një raporti të GSMArena, thuhet se Samsung Galaxy Z Fold i ri do të jetë 4.9 mm i trashë kur është i hapur dhe 10.6 mm kur paloset.