Një nga veçoritë më të mira që Apple përfshiu në iOS 18.1 i lejon përdoruesit të marrin një përmbledhje të njoftimeve të tyre të krijuar nga AI. Një përmbledhje e njoftimit do t’ju njoftojë me gjuhë të qartë se për çfarë bëhet fjalë. Sipas mediave të huaja, përmbledhjet e njoftimeve shfaqen në modelet e iPhone që mbështesin Apple Intelligence si iPhone 15 Pro, iPhone 15 Pro Max dhe të katër modelet e serisë iPhone 16.
Ndërsa tani duket se edhe Samsung ka vendosur të shtojë veçorinë e përmbledhjes së njoftimeve siç shfaqet në një version të fundit të One UI 7 beta që përfundon me “XJW”. Por, ka një pengesë të madhe me të deri më tani. Ajo është e disponueshme vetëm për gjuhën koreane. Për gjuhën angleze mund të jetë e disponueshme kur versioni i qëndrueshëm i One UI 7 të jetë gati për t’u shpërndarë.
Samsung njoftoi gjithashtu zgjerimin e Galaxy AI për të mbështetur katër gjuhë dhe dy dialekte të reja. Sapo të nis ky zgjerim, Galaxy AI do të mbështesë gjithsej 20 gjuhë. Kompania deklaroi se mbështetja e zgjeruar për turqishten, suedishten dhe të tjera dialekte do të dalë nga fundi i tetorit. Bëhet e ditur se hera e fundit që Samsung zgjeroi mbështetjen gjuhësore për paketën e tij të AI ishte në prill, kur u shtuan tre gjuhë; arabisht, indonezisht dhe rusisht.
Ndërsa, aktualisht, Galaxy AI mbështet 16 gjuhë. Me shtesat e reja, gjiganti i teknologjisë theksoi se numri i përgjithshëm i gjuhëve të mbështetura nga Galaxy AI do të rritet në 20. “Ky përditësim do të thotë që edhe më shumë përdorues do të jenë në gjendje të ulin barrierat gjuhësore dhe të hyjnë në një botë më të madhe me fuqinë e Galaxy AI”-tha Samsung. Samsung mund të prezantojë në vitin 2025, një telefon që do të paloset 3 herë. Nga Koreja e Jugut pohojnë se Samsung tashmë e ka gati teknologjinë për të krijuar një telefon të palosshëm dhe zinxhiri i furnizimit është gati për produktin e ri.