Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Visjan Ukcenaj dhe Adi Pojana ka qenë i ftuar biznesmeni Samir Mane. Ai është themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, një grup investimesh me qendër në Ballkanin Perëndimor. Grupi përfshin mbi 50 kompani dhe operon në 10 vende në të gjithë Evropën dhe SHBA.
Përgjatë viteve, Samir Mane ka krijuar një portofol të madh dhe të larmishëm biznesesh të ndryshme në sektorë kryesorë ekonomikë si turizmi, tregtia me shumicë dhe pakicë, imobiliare, banka, shërbime dhe të tjera, që operojnë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Zvicra dhe SHBA së fundmi.
Pas një interviste mjaft frymëzuese rreth arritjeve të tij profesionale, në rubrikën “Pyetje pa nivel”, z.Saimir ishte shumë i hapur për të na treguar disa detaje ekskluzive nga jeta e tij personale.
Salsano Rrapi: Sa lekë fiton në ditë?
Samir Mane: Mjaftueshëm për të jetuar.
Visjan Ukcenaj: Ai e thotë për të jetuar standardin e tij.
Samir Mane: Njësoj si ty ha Salsano, kjo është e sigurt.
Salsano Rrapi: Sa lekë harxhon në ditë?
Visjan Ukcenaj: Asnjë lek, se ikën pa lekë me vete.
Salsano Rrapi: I paguajnë të tjerët.
Samir Mane: Drekën që e paguan stafi dhe natyrisht i jap unë lekët më vonë. Edhe darkën kryesisht në shtëpi. Kështu që jo ndonjë gjë të madhe. Për rroba siç e dini i lirë jam. Bluzën 70 euro e kam prej 2o vitesh. Natyrisht nuk kam të njëjtën.