Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
Në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi, Visjan Ukcenaj dhe Adi Pojana ka qenë i ftuar biznesmeni Samir Mane. Ai është themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, një grup investimesh me qendër në Ballkanin Perëndimor. Grupi përfshin mbi 50 kompani dhe operon në 10 vende në të gjithë Evropën dhe SHBA.
Në lidhje me një thashethem se ai ka bërë 2 milionë euro me anë të një telefonate në një avion, Mane sqaroi se si ishte situata:
2 milionë euro mund të fitohen. Natyrisht nga një telefonatë mund të fitohen, se pastaj të tjerat janë pjesë e procedurave normale. Ka të vërteta të tilla. Edhe me shuma më të mëdhaja. Mund të kem qenë në makinë. Mund të kem qenë në avion. Këtë nuk e mbaj mend.
Kush është shuma më e madhe që ai ka fituar me anë të një telefonate?
Samir Mane: 5 milionë euro.
I pyetur nga Visjani nëse e ka menduar të krijonte një film autobiografik për veten e tij, z.Samir është përgjigjur kështu:
E kam menduar shpesh, por nuk jam akoma në atë fazë. Unë duhet të ndaj me njerëzit një pjesë të jetës sime. Fillimisht do të vi me një libër që akoma s’e kam filluar. Mbaj shënime ndonjëherë, se jam i sigurt që një vit do ta nxjerr. Kur nuk e di nëse është pas katër vitesh apo më shumë nuk e di. Por besoj që një libër do të ishte gjëja e parë që do të niste një pjesë të autobiografisë time, e cila natyrisht ka të mirat e të këqijat e veta, ka uljet e ngritjet e veta, por pa dyshim që ka një vlerë për njerëzit për ta lexuar.
Nëse në të ardhmen atij do t’i vinte një ofertë për ndonjë film, a do ta pranonte?
Varet nga lloji i filmit. Padyshim. Pse jo.