Celebrities Gossip Showbiz

Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja video që ngriti dyshime…

Samanta Karavella është një ndër këngëtaret më të njohura dhe ndër personazhet që jetën private preferon ta mbaj larg syrit të medias. Por së fundmi këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e medias me një video që ka postuar në rrjetet sociale.

Stamanta ka postuar një video ku shihet teksa shijon natyrën, teksa vëmendjen e ka tërhequr barku i rrumbullakosur dhe fansat po mendojnë se këngëtarja është shtatzënë. Nuk dihet nëse këngëtarja është në pritje të ëmbël, apo barku duket i rrumbullakosur është si pasojë e xhupit të trashë.

Disa nga komentet ishin:

Mos është gjë në pritje të ëmbël.

Sa bukur do na bëjë beb Samanta

Oh Samanta shtatzënë, po vjen beb

Pak si shtatzënë po më duket

Kujtojmë, se disa kohë më parë, e ftuar në “Pardon My French”, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.

Janë aludime të kota. Kjo ndodh sepse jeta ime private nuk përflitet. Ndaj bashkëpunëtori i ri i Samantës, është detyrimisht edhe i dashuri.