Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Sam Smith kritikohet sërish për veshjen e tij në premierën e “Barbie”…

Fansat janë tronditur sërish nga veshja më e fundit e këngëtarit Sam Smith në premierën e “Barbie” në Londër. Këngëtari i “Unholy” u shfaq në tapetin rozë i veshur më një hoodie të gjerë në ngjyrë blu dhe xhinse të gjera nga koleksioni i Vetements pranverë-verë 2024. Smith i cili do të shfaqet në kolonën zanore të filmit dukej komod nga koka te këmbët, por fansat nuk mund të mos vinin re se veshja ishte një risi në stilin e këngëtarit.

Një përdorues i Twitter-it shkroi se:”Kjo është ndoshta veshja më e keqe që kam parë ndonjëherë”. “Ku është fantazia e Barbie? Ky nuk është një film i Kanye West”-shkroi një tjetër. Ndërsa këngëtari i “I’m Not the Only One” nuk mori vlerësime të mira për veshjen e tij, ylli i filmit, Margot Robbie, goditi në shenjë. Aktorja australiane, 33-vjeçe, mahniti me një fustan rozë pastel të Vivienne Westwood.

Rikujtojmë, se “Barbie” del në kinema më 21 korrik.