Sam Smith i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e tij stilist, Christian Cowan dhe sipas disa burimeve, këngëtari i është rikthyer aplikacioneve për të krijuar një lidhje të re. Sam dhe Christian kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që prej janarit të vitit 2023 dhe ata u fotografuan për herë të fundit së bashku më 14 dhjetor. Ylli i pop-it përflitet se po shpreson të gjejë një partner të ri në vitin 2024 dhe ka nisur menjëherë të zbulojë opsionet.
Një burim ka konfirmuar për mediat ndarjen e këngëtarit, duke shpjeguar gjithashtu se Sam i është rikthyer aplikacioneve të takimit për të krijuar një lidhje të re. Një burim i brendshëm ka zbuluar:
Sam dhe Christian kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre para Krishtlindjeve. Ata mbeten ende shokë dhe do vijojnë ta suportojnë njëri-tjetrin në karrierat përkatëse por sa i përket romancës së tyre, ajo ka marrë fund. Sam i është bashkuar sërish aplikacionit “Raya” për të krijuar një lidhje të re. Është një vit i ri dhe një fillim i ri për të dy ata.
Christian ka stiluar veshjen e Sam për videon muzikore “I’m Not Here To Make Friends”, ku dhe mendohet se ka lindur romanca e tyre. Dyshja u fotografua për herë të parë duke u puthur në New York rreth një vit më parë dhe që prej asaj kohe, ata janë fotografuar disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Londër dhe Paris.