I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka shprehur mirënjohjen e tij për këngëtaren, që sipas tij e bëri që të njihej si aktor. 27-vjeçari, i cili është model dhe trajner fitnesi, i bëri këto komente për revistën “Variety” gjatë premierës së “House Of Gucci”, në Los Angeles. Duke fituar një numër rolesh gjatë kohës së lidhjes me artisten, ai pranoi se ishte ndikimi i këngëtares që e ka ndihmuar në karrierë.
Ajo më ka ndihmuar shumë me këtë. Mendoj se duhet të bëhemi realistë.
Sam dhe Britney u takuan kur ai u bë pjesë e videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016 dhe dyshja janë në lidhje që nga ajo kohë. Këtë vit aktori ka fituar një rol në “Black Monday” dhe në filmin e ardhshëm të Mel Gibson, “Hot Seat”. Ai u shpreh për partneren e tij se:
Dua ta falënderoi Britney-n shumë që më vuri në hartë dhe për çdo gjë që po ndodh në karrierën time.
Së fundmi Britney është liruar nga kujdestaria e babait të saj pas 13 vitesh. Lidhur me këtë, Asghari është shprehur:
Jam shumë i lumtur për të dhe kam qenë një shtyllë kurrizore për të, por e gjitha është barrë e saj. Ajo më inspiron. Ajo i do fansat e saj dhe këtë e bënë të mundur të gjithë fansat e saj dhe përpjekja e saj.
Këngëtarja e hitit “Toxic” u fejua në muajin shtator me aktorin Sam Asghari pas më shumë se katër vitesh lidhje. Po atë muaj një burim u shpreh për ‘PEOPLE’ se fituesja e Grammy dëshironte që të martohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ajo do të donte një ceremoni plazhi në një vend tropikal. Do të jetë një dasmë e vogël.
Kjo do të jetë martesa e tretë e tekstshkrueses së njohur 39-vjeçare. Ajo u martua me mikun e fëmijërisë Jason Alexander në vitin 2004 dhe ish-çifti u nda po atë vit. Këngëtarja dhe Kevin Federline, me të cilin ka edhe dy djemtë Sean Preston dhe Jayden James, u martuan në vitin 2004 dhe u divorcuan në 2006.
Rikujtojmë se, Sam ka shprehur entuziazmin e tij për rolin e ardhshëm në filmin “Hot Seat” së bashku me Mel Gibson. Asghari është shprehur për “TMZ” rreth emocioneve të tij për përpjekjen e ardhshme profesionale. Kur u pyet nëse e priste me padurim rolin e ardhshëm në film, Asghari u përgjigj:
Absolutisht, më pëlqen të punoj dhe është një rol i madh.