Tech

Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos!

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, i është bashkuar një liste në rritje të ish-udhëheqëse të gjigantëve teknologjik që marrin pozita në qeverinë e San Franciskos pas zgjedhjet të këtij muaji. Kryetari i zgjedhur i San Franciskos, Daniel Lurie, emëroi Altmanin, kreun e kompanisë së inteligjencës artificiale ChatGPT, pjesë e ekipit të tij në tranzicion. Industria e teknologjisë e përqendruar në Silicon Valley në jug të San Franciskos, është zhvendosur gjithnjë e më shumë në vetë qytetin duke krijuar tensione në një vend dikur sinonim i hipive dhe kundër-kulturës.

Në të njëjtën kohë, rimëkëmbja e ngadaltë ekonomike e San Franciskos pas pandemisë dhe betejat e dukshme me drogën dhe të pastrehët, kanë nxitur një zhvendosje drejt politikës demokratike të qendrës, të nxitur nga qytetarët e pakënaqur dhe nga donatorët e pasur ekzekutivë të teknologjisë. Disa investitorë të Silicon Valley kanë mbështetur presidentin e zgjedhur republikan Donald Trump. Në zgjedhjet e San Franciskos, bashkëthemeluesi i WhatsApp dhe ish-drejtori ekzekutiv, Jan Koum mbështeti Lurie. Dy ish-sipërmarrës të programeve kompjuterike, Bilal Mahmood dhe Danny Sauter, u zgjodhën në bordin e mbikëqyrësve të qytetit.

Bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman, është rikthyer në kompani pas një pushimi tre mujor. Brockman, i cili më parë ishte president i OpenAI dhe është një aleat kryesor i CEO, Sam Altman, konfirmoi më parë se ai do të merrte një pushim në gusht deri në fund të vitit. Të martën, ai u dërgoi stafit një memo duke njoftuar kthimin e tij. Ai tha se kishte punuar me Altman për të zhvilluar një rol të ri për të që do t’i lejonte atij të punonte në sfida të rëndësishme teknike.

“Pushimet më të gjata të jetës sime përfunduan. Kthehem në ndërtimin e @OpenAI”-tha Brockman në një postim në X, duke konfirmuar kthimin e tij. Lajmi vjen pas një eksodi të drejtuesve të lartë në prodhuesin ChatGPT këtë vit, duke përfshirë ish-CTO Mira Murati dhe bashkëthemeluesin Ilya Sutskever. OpenAI lançoi së fundmi një veçori kërkimi brenda ChatGPT, që pozicionon startup-in e inteligjencës artificiale në një pozicion për të konkurruar më mirë me motorët e kërkimit si Google, Bing i Microsoft dhe Perplexity.