Celebrities Magazine Ndryshe Showbiz

Salsano Rrapi nuk është më prezantues i “Portokalli”, si qëndron e vërteta?

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

Në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë të ftuar aktorët dhe moderatorët e programit më të njohur të humorit “Portokalli”. Me pjesëmarrjen e Kiara Tito si prezantuese u ngritën mjaft dyshime se Salsano nuk do të jetë më pjesë e emisionit. Me një postim të fundit në Instagram, u konfirmua se pas shumë një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike, Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!

Si qëndron e vërteta e këtyre thashethemeve, aktori Marin Orhanasi pyeti Salsanon:

Po më çojnë mesazh nga Librazhdi, e kanë hequr Salsanon nga puna?

Ja se si përgjigjet Salsano:

Çfarë kanë bërë? Më kanë hequr? 

Ledio Lako shtoi me shaka:

Ka ardhur Manushi moderator. Ditën e diel është Manushi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Portokalli (@portokallitch)